Në Indi rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) shkuan mbi 246 mijë.
Sipas lajmeve të "Hindustan Times", në Indi janë regjistruar 246.912 raste të reja, ku në 2 javët e fundit është rritur me shpejtësi numri i rasteve me COVID-19.
Sipas kësaj, që nga maji 2021 është regjistruar numri më i lartë ditor i rasteve.
Numri i rasteve ditore, i cili ishte rreth 20 mijë më 31 dhjetor, u rrit në 200 mijë brenda 2 javëve. Me 46.723 raste, Maharashtra është shteti me më shumë raste.
Në Indi deri më sot 36.317.927 persona janë prekur nga COVID-19 dhe 485.035 persona tjerë kanë vdekur.