Në Japoni rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) për herë të parë pas shtatorit 2021 kaluan mbi 13 mijë.
Në vend më shumë se 13 mijë raste janë regjistruar ditën e fundit, për herë të parë pas 9 shtatorit 2021, ndërsa më shumë se 2.100 raste u zbuluan në Tokio.
Në Japoni, e cila është në valën e 6-të të pandemisë më 4 janar u zbuluan vetëm rreth 1.000 raste dhe shifrat e fundit njëditore rritën shqetësimet në administratat lokale.
Pas rritjes së rasteve në kryeqytet, guvernatoria metropolitane e Tokios për herë të parë pas shtatorit 2021 ngriti nivelin e paralajmërimit për COVID-19.
Në luftën kundër pandemisë, në Yamaguchi, Hiroshima dhe Okinawa vazhdon gjendje e jashtëzakonshme e pjesshme.