‘Me sytë kah Kina’, India pritet që nga prilli të ketë në funksion sistemin e mbrojtjes raketore S-400

Azia

‘Me sytë kah Kina’, India pritet që nga prilli të ketë në funksion sistemin e mbrojtjes raketore S-400

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Me kërcënimin nga Kina në mendjen e saj, India po kërkon të vërë në funksion njësinë e parë të sistemit të avancuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër S-400 Triumf deri në këtë prill.

Sipas mediave të huaja, të pesë njësitë e sistemit do të vendosen në zona strategjike për të shmangur kërcënimin e Kinës, sipas burimeve zyrtare.

Të gjitha këto pesë njësi mund të hyjnë në funksion deri në vitin e ardhshëm.

Sistemi S-400 i prodhuar nga Rusia mund të rrëzojë një avion ose raketë në një distancë midis 40 km dhe 400 km.

Ai u ble nga India në një marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh, e nënshkruar në tetor të vitit 2018.

Dhe ngarkesat paraprake të dy sistemeve S-400 tashmë kanë mbërritur në Indi nga Rusia ndërkohë që puna për montimin e sistemeve po vazhdon nga ekipet indiane që janë trajnuar nga Rusia.

Sipas mediave, dorëzimi i skuadriljes së parë pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe pajisjet po sillen në Indi përmes rrugëve detare dhe ajrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat