Japonia planifikon të zgjerojë gjendjen e jashtëzakonshme të pjesshme që zbaton në 16 rajone kundër COVID-19.
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar për herë të parë mbi 49 mijë raste, pasi numri i rasteve tejkaloi brenda javës 30 mijë dhe më pas 40 mijë. Ka tërhequr vëmendjen se pas 500 rasteve që u regjistruan më 1 janar 2022, numri rasteve brenda 20 ditëve është rritur rreth 100 herë më shumë.
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, qeveria pas rekordeve të reja do të zgjerojë përfshirjen e gjendjes së jashtëzakonshme të pjesshme që zbatohet aktualisht në 16 rajone.
Sipas kësaj, gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme do të zgjerohet në 29 rajone nga 47 që ka gjithsej vendi. Në këtë mënyrë kjo praktikë do të jetë e vlefshme në dy të tretat e vendit.
Vendimi në fjalë do të bëhet i ditur për opinionin publik në fillim të javës pas rekomandimit nga Bordi Këshillues për COVID-19 të qeverisë.