Në këtë video mund të shikoni pronat që i ka ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev dhe familja e tij. Dy prona të mëdha në Almati kanë shtëpi luksoze.
Pasuria e familjes u vu në qendër të vëmendjes pasi presidenti aktual kazak tha se protestat e fundit anti-qeveritare u nxitën për shkak të frustrimit mbi varfërinë dhe korrupsionit.
Këto zbulime pasojnë një hulumtim të Radios Evropa e Lirë vitin e kaluar.
Aty u zbulua se familja e Nazarbaevit kishte prona në qytete të ndryshme të botës në Londër, Nju-Jork dhe Kanë.