Pas 59 kërkesave, gazetarja shtatzënë në Afganistan lejohet të kthehet në Zelandën e Re

Azia

Pas 59 kërkesave, gazetarja shtatzënë në Afganistan lejohet të kthehet në Zelandën e Re

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:50
Gazetarja Charlotte Bellis me bashkëshortin Jim Huilebroek

Gazetarja nga Zelanda e Re, Charlotte Bellis, do të kthehet në vendin e saj.

Bellis e cila është shtazënë, ishte bllokuar në Afganistan që prej muajit Gusht, kur filloi të raportonte për tërheqjen e trupave ushtarake perëndimore nga vendi.

Pak ditë më vonë ajo zbuloi se ishte shtatzënë dhe babai i fëmijës është fotografi belg Jim Huilebroek.

“Do të kthehem në vendin tim në Zelandën e Re në fillim të marsit për të lindur vajzën tone. Ne jemi shumë të emocionuar që kthehemi në shtëpi dhe jemi të rrethuar nga familja dhe miqtë në një kohë kaq të veçantë”, tha Bellis në një deklaratë.

Më hërët ajo i kishte dërguar 59 kërkesa qeverisë së vendit të saj, për t’u rikthyer por nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat