Tre persona janë vrarë pasi një avion luftarak i ushtrisë u rrëzua në një zonë urbane në Tabriz të Iranit.
Dy pilotë dhe një civil i ulur në një automjet të parkuar u vranë në incident.
Zyrtari i ushtrisë lokale Reza Yousefi tha për mediat shtetërore në vendin e rrëzimit se avioni, një model F5 i përdorur për stërvitje, u rrëzua për shkak të problemeve teknike.
Ai lavdëroi dy pilotët për “sakrificën” e tyre pasi arritën të shmangnin zonat e banuara dhe të ulnin avionin në një zonë të hapur pranë një kompleksi sportiv.
Përveç goditjes së makinës së civilit, avioni goditi anën e një shkolle që ishte bosh për shkak të kufizimeve të COVID-19, tha ai.
“Këta dy pilotë dhanë jetën e tyre që avioni të mos godiste zonat e banuara. Ata mund të ishin hedhur, por ata qëndruan dhe ia dolën ta kthenin atë drejt një zone jo banimi”, tha Yousefi.