Në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin të premten, presidenti sirian, Bashar al-Assad ka lavdëruar pushtimin rus në Ukrainë.
Ai e ka cilësuar “korrigjim të historisë”, sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca siriane.
Assad ka dënuar “politikat destabilizuese të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, të cilat kanë çuar në degradim serioz të situatës në Lindje të Mesme”, është thënë në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit.
Putin ka mbështetur forcat qeveritare pro-Assadit gjatë luftës civile në Siri.