​Kina nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës

Azia

​Kina nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 19:14
Ilustrim

Kina nuk do t'i bashkohet sanksioneve financiare të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë, njoftoi sot Komisioni Rregullator i Bankës Kineze.

Kryetari i Komisionit Rregullativ Kinez të Bankave dhe Sigurimeve, Guo Shuqing, deklaroi se Pekini zyrtar kundërshton vendosjen e sanksioneve.

"Ne nuk do t'i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbim normal ekonomik, tregtar dhe financiar me të gjitha palët përkatëse," tha Guo në një konferencë shtypi, transmeton AP.

Ai shtoi se Kina nuk i miraton sanksionet financiare, “pasi ato nuk kanë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat