Kinezët izolohen shkaku i përhapjes së COVID-19

Azia

Kinezët izolohen shkaku i përhapjes së COVID-19

Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Kina ka marrë vendim që shumë qytetarë në verilindje të vendit të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre derisa janë duke luftuar me shtimin e numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Me varianti Omicron ka një numër të madh të kinezëve që janë prekur muajt e fundit.

Jilin, qyteti i dytë më i madh në provincën Jilin, do t’i mbyllë në shtëpitë e tyre rreth 4.5 milionë banorë për tre ditë nga nesër mbrëma, njoftuan autoritetet lokale.

Më shumë se 4,000 raste të reja u raportuan sot në të gjithë Kinën, dy të tretat e tyre janë shfaqur në provincën Jilin, e cila kufizohet me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Masat e reja nënkuptojnë se vetëm personeli mjekësor dhe punonjësit e tjerë kundër pandemisë do të autorizohen të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan The Times of India.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat