Afganët po përballen me një kolaps ekonomik dhe mungesë ushqimi përpara muajit të shenjtë të Ramazanit.
Afganistani ka pësuar një transformim drastik që kur talibanët morën pushtetin vitin e kaluar.
Vendi po lufton për zhvillim ekonomik, edhe pse dikur merrnin ndihma.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Afganistan kanë humbur punën e tyre që nga marrja e pushtetit nga talibanët, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, në janar.
Edhe pse tregjet janë të pajisura plotësisht, jo shumë njerëz mund t’i përballojnë shpenzimet për blerje të ushqimit për familjet e tyre.
Ish-deputeti afgan dhe themeluesi i Fondacionit Selab, Sayed Ahmad Selab, ofron pako ushqimore për të zhvendosurit brenda vendit dhe njerëzit e tjerë në nevojë në qytetin Kandahar.
Selab tha se gjendja ekonomike në vend është shumë më shqetësuese sesa duket.
Pasi talibanët morën pushtetin, komuniteti ndërkombëtar i ka ngrirë ndihmat për Afganistanin dhe i ka ndaluar të gjitha financim.