Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, ka thënë se raportet dhe imazhet që tregojnë vdekjet e civilëve në Bucha janë "shumë shqetësuese".
Por, ai shtoi se duhet të verifikohen rrethanat dhe çdo akuzë duhet të bazohet në fakte, raporton Reuters, përcjell Bota sot.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ai përsëriti qëndrimin e Pekinit se sanksionet nuk janë efektive në zgjidhjen e krizës së Ukrainës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje SHBA-së, NATO-s dhe BE-së që të angazhohen në një dialog me Rusinë./Botasot