India tha se dënoi pa mëdyshje vrasjet në Bucha dhe mbështeti thirrjen për një hetim të pavarur mbi raportet thellësisht shqetësuese.
Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar me sa duket në vende publike janë më tronditësit që dalin nga Ukraina.
Dënimi i Indisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën është deklarata më e fortë e vendit për Ukrainën dhe Rusinë që nga fillimi i luftës, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
India deri më tani ka abstenuar nga votimi për rezolutat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut që dënojnë veprimet ruse.
Vendi ka një histori të gjatë të ndjekjes së një strategjie të paangazhuar në politikën ndërkombëtare.
Por akti i saj balancues diplomatik është nën presionin e vendeve perëndimore për të ndihmuar në frenimin e Rusisë.