Në Indi ka nisur garë solidariteti ndaj një vajze 10 vjeçare e cila kujdeset për motrën e saj teksa mban dhe shënimet në shkollë.
Fotoja e saj u publikua në Twitternga një ministër i Manipurit, Thongam Biswajit Singh.
Meiningsinliu Pamei mban motrën e saj të vogël në prehër ndërsa ndjek mësimet.
“Përkushtimi i këtij fëmije, e cila nuk heq dorë nga studimi, por në të njëjtën kohë ndihmon prindërit që punojnë në arë, është shembull për të gjithë ne”, shkruan ministrja në Twitter.
Fotoja u shpërndarë mijëra herë në rrjet dhe nxiti një garë solidariteti të madh. Në nga ministrat e Manipurit u zotua të financonte personalisht studimet e Meiningsinliut.
Shoqata studentore Rongmei Naga Organizata Studentore vizitoi shtëpinë e familjes dhe dhuroi 10 mijë rupi (125 euro);
Qeveria dërgoi punonjës socialë për të siguruar furnizime me ushqime dhe për ta vendosur vajzën dhe prindërit e saj në një program mbështetës për familjet e pafavorizuara.