Kryeministri japonez, Fumio Kishida ka mbajtur një konferencë për media, ku njoftoi për dëbimin e 8 diplomatëve rusë dhe ndalimin total të importeve të qymyrit rus, shkruan “Bota sot”.
"Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar humanitar duke vrarë civilë dhe duke sulmuar centralet bërthamore. Këto janë krime të pafalshme lufte," u tha Kishida.
Japonia ka vazhduar të vendosë sanksione kundër Rusisë në koordinim me SHBA-në dhe vendet evropiane.
“Japonia qëndron krahë për krahë me Ukrainën”, tha Kishida.