Një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në brigjet lindore të ishullit Mindanao të Filipineve.
Tërmeti kishte si epiqendër rajonin Manay në Filipine dhe një thellësi prej 10 km.
Lëkundjet e tij ishin tepër të forta dhe shkaktuan panik te banorët.
Për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami.