Të paktën pesë persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën pasi Irani u godit nga një tërmet i fuqishëm të shtunën, sipas agjencisë së lajmeve të vendit FARS.
Raportohet për katër lëkundje të një pas njëshme që u regjistruan pranë qytetit port jugor të Bandar-e Lengeh.
Më i madhi u regjistrua me magnitudë 6.1, sipas faqes së internetit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare regjistroi gjithashtu një tërmet me magnitudë 6.2 në Iranin jugor.