Nëna e të dyshuarit për vrasjen e ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është pjesë e Kishës së Unifikimit.
Një 41-vjeçar është u arrestua të premten nën dyshimin se kishte shtënë në Abe-në i cili vdiq pak orë më pas nga plagët e marra.Presidenti i degës së kësaj kishe në Japoni, Tomihiro Tanaka, e ka konfirmuar në konferencën për shtyp të hënën që nëna e të dyshuarit është ndjekëse e tyre.
Tanaka nuk dha emër të saj por tha që ajo i qe bashkuar kishës më 1998, ishte larguar nga viti 2009 deri më 1997, mirëpo ishte kthyer në vizitat e saj të rregullta në kishë dy vjet më parë.
Kisha e Unifikimit është një lëvizje fetare e themeluar më 1954 nga një anëtari kleri koreano-jugor, Sun Myung Moon dhe ndjekësit e tij quhen Muni (Moonies).
Policia më herët kishte thënë që i dyshuari u kishte thënë që mbante inat me një organizatë fetare emri i së cilës nuk dihet, dhe se ai në fakt kishte dashur ta vriste lideri ne saj, por kishte vendosur më pas që ta vriste Abe-në.
I dyshuari i kishte thënë policisë që nëna e tij kishte bankrotuar pasi kishte bërë një donacion te një organizatë fetare 20 vjet më parë, ndërkaq e kishte fajësuar Abe-në që e kishte promovuar atë grup fetar.