Presidenti në detyrë i Shri Lankës dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe i ka kërkuar kryetarit të parlamentit të emërojë një kryeministër të ri, ka thënë ekipi i tij mediatik.
Wickremesinghe kërkoi që kryeministri i ri të jetë dikush që është “i pranueshëm si nga qeveria ashtu edhe nga opozita”, sipas një deklarate.
Protestuesit, të zemëruar nga kriza e rëndë ekonomike e vendit, kanë kërkuar rrëzimin e presidentit Gotabaya Rajapaksa dhe Wickremesinghe.
Presidenti ka ikur jashtë vendit brenda natës përpara se të emëronte Wickremesinghe për të vepruar në vend të tij, por ai ende nuk e ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht.