Dikur hero tash i arratisur, çfarë thonë ekspertët për presidentin dhe të ardhmen e Sri Lankës?

Azia

Dikur hero tash i arratisur, çfarë thonë ekspertët për presidentin dhe të ardhmen e Sri Lankës?

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 08:56
Gotabaya Rajapaksa

Ndonëse dikur shihej si hero, në ditët e fundit të “dinastisë”, në ditët e fundit historia e presidentit të Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është krejtësisht tjetër.

Kjo pasi në orët e para të së mërkurës, Rajapaksa, u largua me nxitim nga Azia Jugore, disa ditë pasi mijëra protestues hynë në rezidencën presidenciale ku edhe kërkuan që ai të largohej.

Dorëheqjen ai pritej ta jepte atë ditë, por në vend të zyrtarizimit të saj, ai hipi në një aeroplan ushtarak ku iku nga Colombo, kryeqyteti i Sri Lankës për në Maldive.

“Pamja e Gotabaya Rajapaksa duke ikur nga Sri Lanka me një avion të forcave ajrore përfaqëson rënien e kësaj familjeje,” tha Ganeshan Ëignaraja, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në grupin britanik të mendimit, ODI Global, shkruan CNN.

Por, sipas ekspertëve, ajo që do të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme, do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Sri Lankës, me qëllimet afatgjata të Rajapaksas të cilat janë ende të paqarta.

Gotabaya Rajapaksa nuk është anëtari i parë i familjes që ka qenë president. Vëllai i tij Mahinda Rajapaksa, i cili si Gotabaya konsiderohej gjerësisht një “hero lufte” në mesin e shumicës së popullsisë, u zgjodh President në 2005 dhe arriti statusin pothuajse legjendar në 2009 kur shpalli fitoren në luftën civile 26-vjeçare kundër “Tigrave Çlirimtar të Tamilit”.

Kujtojmë se protestuesit dolën në rrugë për shkak të krizës ekonomike dhe asaj që shteti i Sri Lankës gjatë dekadës së fundit ishte i zhytur në huamarrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat