Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Kinë.
Një person i maskuar ka hyrë një një kopsht privat, ku ka sulmuar me thikë personat që ndodheshin atje.
Për pasojë janë vrarë 3 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
“Një gangster me kapuç në kokë hyri në kopshtin privat në Anfu. Sapo hyri në ambientet e kopshtit ai vrau tre persona dhe plagosi gjashtë të tjerë. Nuk dihet ende mosha e viktimave”.
Autori i sulmit të përgjakshëm është arratisur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Autoritetet vendase kanë publikuar emrin e autorit të dyshuar, bëhet fjalë për 48-vjeçarin Liu Mohui.
Kujtojmë se prillin e kaluar një 24-vjeçar hyri me thikë në një shkollë në Beiliu City, një qytete në rajonin Guangxi Zhuang të Kinës.

Në qershor 2020, rreth 40 persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë fillore në të njëjtën zonë.