I ashpër ka qenë qëndrimi i kryeministrit të Tajvanit pas zhvillimeve dhe tensioneve të shtuara sëfundmi me Kinën.
“Duke e quajtur fqinj i keq”, Su Tseng-chang është shprehur se nuk e priste që Kina do të shfaqte fuqinë e saj në këtë mënyrë.
“Nuk e prisja që fqinji ynë i ‘keq’ do të shfaqte fuqinë e tij në derën tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët ujore më të ngarkuara në botë, me stërvitjet e tij ushtarake”, ka thënë kryeministri i Tajvanit në një komunikim me gazetarët.
Kujtojmë se Kina lëshoi dje raketa balistike në ujërat përreth Tajvanit. Tajvani tha se masa, e cila ndalon anijet dhe avionët të përdorin hapësirën, shkel sovranitetin e saj dhe përbën një bllokadë.