Kryeministri japonez anulon udhëtimet, rezultoi pozitiv me COVID

Azia

Kryeministri japonez anulon udhëtimet, rezultoi pozitiv me COVID

Nga: A.SH Më: 22 gusht 2022 Në ora: 06:40
Kryeministri japonez Fumio Kishida

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka anuluar udhëtimet e planifikuara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Kishida është izoluar meqenëse pati ethe dhe kollën, dhe një test PCR tregoi se ai ishte infektuar me koronavirus, tha Noriyuki Shikata, sekretari i kabinetit për çështjet publike në zyrën e kryeministrit, përcjell Bota sot.

“Kryeministri Kishida është i izoluar brenda rezidencës së tij”, tha Shikata për Associated Press të dielën.

Kryeministri 65-vjeçar ishte planifikuar të kthehej në punë të hënën pasi kishte kaluar javën e fundit me pushime.

Kishida nuk do të marrë pjesë më personalisht në një konferencë mbi zhvillimin e Afrikës më vonë këtë muaj në Tunizi, por do të marrë pjesë në internet. Ai gjithashtu shtyu një turne të ardhshëm në Lindjen e Mesme që ishte planifikuar të përfshinte ndalesa në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Japonia ka përjetuar rritjen e saj më të madhe të rasteve të COVID deri më tani në javët e fundit, megjithëse shumica e popullsisë është vaksinuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat