Sonte ushtria izraelite kreu sulme ajrore në pjesën veriperëndimore të Sirisë në vendet ku dyshohet se ndodhen forcat pro-iraniane.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA, aeroplanët izraelitë lëshuan raketat e tyre mbi Detin Mesdhe, në jugperëndim të qytetit port të Tartus, duke synuar disa lokacione në provincën Hama.
#سوريا | اندلاع حريق في موقع حير عبّاس على طريق مصياف وادي العيون،
— غرب آسيا (@westasia24) August 25, 2022
على إثر العدوان قبل قليل.https://t.co/r7fNiv1t0q pic.twitter.com/XFfn9O2mzf
Sipas informacioneve fillestare, nga sulmet u plagosën dy civilë dhe për shkak të raketave, Siria aktivizoi mbrojtjen e saj kundërajrore dhe ndaloi disa prej raketave.
Zona e rajonit të Hamës është vënë në shënjestër disa herë gjatë viteve të fundit dhe forcat izraelite besojnë se kjo zonë po përdoret si bazë për forcat iraniane në Siri.
Sulmi i fundit që i atribuohet Izraelit në territorin e Sirisë u krye më 14 gusht, kur u vranë tre ushtarë sirianë.
Ndryshe, drejtori i Mossad-it, David Barnea tha se një pakt i ri bërthamor me Iranin nuk do ta bllokojë agjencinë që të veprojë kundër Republikës Islamike, ose përfaqësuesve të saj në të gjithë Lindjen e Mesme, në të ardhmen.
Syria: dozens of secondary explosions East of Masyaf one hour after the aerial bombardment. Looks like Israel hit a *major* ammo storage despite regular strikes on this area. pic.twitter.com/nTnXli9E4J
— QalaatM (@QalaatM) August 25, 2022