​Rreth 1 mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Azia

​Rreth 1 mijë të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:27
Pakistan

Bilanci i viktimave si pasojë e reshjeve të dendura në Pakistan ka arritur në gati 1000 që nga fillimi i qershorit, kur filluan fatkeqësitë natyrore, njoftuan sot zyrtarët lokalë.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit ka njoftuar në raportin e fundit se 45 persona kanë vdekur nga përmbytjet në 24 orët e fundit.

Zyrtarisht nga mesi i qershorit e deri më sot kanë vdekur 982 persona, ndërsa janë lënduar 1456, raporton Guardian.

Këtij informacioni i duhet shtuar fakti se dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur, pasi reshjet e shirave musonike dhe përmbytjet e rrëmbyeshme kanë vazhduar në 24 orët e fundit.

Për shkak të fatkeqësive meteorologjike, 33 milionë pakistanezë janë pa strehim dhe dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur.

Infrastruktura të shumta u dëmtuan ose u shkatërruan - rreth 100 shtëpi, 15 ura, si dhe rreth 50 restorante dhe hotele, veçanërisht në provincën Swat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat