Shkon në 23 numri i të vdekurve nga luftimet në Irak

Azia

Shkon në 23 numri i të vdekurve nga luftimet në Irak

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:15
Iraku ka qenë në situatë të stagnuar që nga zgjedhjet e pasigurta të tetorit

Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve në luftimet më të ashpra që kanë ndodhur prej vitesh në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, të shkaktuara nga vendimi i një lideri kryesor për t’u larguar nga politika.

Të shtëna me armë zjarri dhe raketa shpërthyen teksa mbështetësit e klerikut mysliman shiit Moqtada al-Sadr u përleshën me forcat e sigurisë dhe grupet e lidhura me Iranin.

Dhuna shpërtheu pasi Sadr, një nga figurat më me ndikim të Irakut, tha se po tërhiqej nga jeta politike.

Iraku ka qenë në situatë të stagnuar që nga zgjedhjet e pasigurta të tetorit.

Blloku i Sadr fitoi shumicën e vendeve, por nuk mundi të binte dakord për formimin e një qeverie të re me bllokun e dytë më të madh, të përbërë kryesisht nga parti të mbështetura nga Irani.

Luftimet po zhvillohen mes grupit Sadr, të njohur si Brigadat e Paqes, grupet e mbështetura nga Irani dhe anëtarëve të forcave irakiane të sigurisë, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat