Autoritetet në Iran kanë njoftuar se kufijtë me Irakun fqinj janë rihapur, por u kanë kërkuar qytetarëve të jenë të kujdesshëm mes një qetësie të brishtë.
Zyrtarët lokalë thanë se pikat kufitare tokësore Mehran, Qasr-e Shirin dhe Chazabeh janë rihapur të martën pasdite.
Ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, u bëri thirrje udhëtarëve që nuk ishin tashmë në rrugën për në vendkalimet kufitare, që të “presin edhe një ditë”, në mënyrë që autoritetet iraniane të garantojnë sigurinë e tyre, shkruan Al Jazeera.
Vahidi shtoi se fluturimet për në Irak gjithashtu kanë rifilluar.