Ish-presidenti i arratisur i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa pritet të rikthehet sërish në atdhe, pasi u largua nga trazirat e krijuara në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve AFP, në një komunikim me një zyrtar të lartë të vendit.
73-vjeçari u largua Sri Lanka në korrik pasi një turmë e madhe sulmoi rezidencën e tij zyrtare, pas muajsh protestash të zemëruara publike duke e fajësuar atë për krizën e paprecedentë ekonomike të vendit ishullor.
Ai dha dorëheqjen e tij nga Singapori përpara se të fluturonte për në Bangkok.
"Ai ka qëndruar në një hotel tajlandez si një i burgosur virtual dhe dëshironte të kthehej," i tha AFP-së të premten zyrtari i mbrojtjes, i cili kërkoi të mos përmendet emri.
“Na është thënë se ai do të kthehet të shtunën. Ne sapo kemi krijuar një divizion të ri sigurie për ta mbrojtur atë pas kthimit të tij të shtunën. Njësia përbëhet nga elementë nga komandot e ushtrisë dhe policisë," tha ai.
Kushtetuta e Sri Lankës garanton truproja, një automjet dhe strehim për ish-presidentët.
Rajapaksa udhëtoi për në Tajlandë pasi Singapori refuzoi të zgjaste vizën e tij 28-ditore, por autoritetet e sigurisë në Bangkok i thanë atij të mos dilte nga hoteli i tij për sigurinë e tij.