Banorët që kanë kufizime si pasojë e COVID-19 në zonat anembanë Kinës po ankohen se kanë mungesa të ushqimit dhe gjërave elementare.
Dhjetëra miliona njerëz në të paktën 30 rajone janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke qen të bllokuar.
“Kanë kaluar 15 ditë, na ka mbaruar mielli, orizi, vezët. Prej ditësh na ka mbaruar qumështi për fëmijët,” tha një banor në Xinjiang perëndimor.
Politika e Kinës për menaxhim të COVID-19 ka bllokime të rrepta për qytetarët. Të hënën Kina regjistroi 949 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, shkruan BBC.