​Siri: Spitalet në gatishmëri për shkak të shpërthimit të kolerës

Azia

​Siri: Spitalet në gatishmëri për shkak të shpërthimit të kolerës

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 18:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Spitalet në Siri janë në gatishmëri pasi u raportuan më shumë se 20 raste të kolerës dhe të paktën tri vdekje.

Shkaku kryesor i përhapjes së kolerës është ndotja e ujit të pijshëm, si dhe ujitja e bimëve me ujë të kontaminuar.

Infrastruktura e Sirisë është dëmtuar rëndë që nga fillimi i konfliktit në vend në mars 2011 dhe banorët e zonave të caktuara nuk kanë qasje në ujë të pastër.

Ministri i Shëndetësisë në Damask, Mohamed Samer Shahrour, i tha agjencisë së lajmeve shtetërore SANA, se ministria në koordinim me shërbimet lokale po punon në testimin e mostrave të ujit, si dhe frutave dhe perimeve.

Ai shtoi se spitalet në zonat nën kontrollin e Qeverisë kanë ilaçe për trajtimin e kolerës.

Tri vdekje u raportuan në një zonë të kontrolluar nga luftëtarët e mbështetur nga SHBA në Sirinë verilindore gjatë fundjavës.

Në qytetin e Alepos u raportuan 15 raste, duke përfshirë një nëntë vjeçar, i cili kishte simptoma të diarresë dhe të vjellave përpara se të shtrohej në spital.

Kolera u zbulua gjithashtu në një fabrikë akulli, e cila më pas u mbyll. Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje banorëve që të përdorin ujin nga burime të pastra dhe të lajnë mirë frutat dhe perimet para përdorimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat