Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar këtë mëngjes në ishullin e Tajvanit.
Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Është e paqartë nëse lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme.
Qendra e tërmeteve në vend tha se po vlerëson situatën për rrezikun për cunami.