Iran, babai i Mahsa Aminit i akuzon autoritetet për gënjeshtra

Azia

Iran, babai i Mahsa Aminit i akuzon autoritetet për gënjeshtra

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 17:01
Mahsa Amini

Babai i Mahsa Amini, gruaja 22-vjeçare, vdekja e së cilës ka shkaktuar një valë të protestave në të gjithë Iranin, i ka akuzuar autoritetet për gënjeshtra.

Në një intervistë për BBC-në, Amjad Amini tha se atij nuk i ishte lejuar të shihte raportin e autopsisë së vajzës së tij dhe mohoi që ajo kishte qenë me shëndet të keq.

Ai tha se dëshmitarët i kishin thënë familjes se ajo ishte rrahur nga policia deriosa ishte në paraburgim. Autoritetet iraniane e kanë mohuar këtë.

Mahsa Amini u arrestua për gjoja shkelje të rregullave për veshjen e hixhabit.

Gruaja kurde nga qyteti veri-perëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten, pasi kaloi tre ditë në gjendje kome, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat