Një gjykatë në Mianmarin e sunduar nga ushtria ka dënuar me 10 vjet burg një regjisor dokumentarësh japonez për rebelim dhe shkelje të ligjeve të komunikimit, tha të enjten një zyrtar i ministrisë së jashtme japoneze.
26 vjeçari Toru Kubota u arrestua në muajin korrik në një protestë në qytetin kryesor të Mianmarit, Yangon.
Në atë kohë u raportua se mbi të rëndonin akuzat për thyerjen e Ligjit të Imigracionit dhe inkurajimin e mospajtimit kundër kontrollit të ushtrisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kubota u dënua të mërkurën me tre vjet burgim për rebelim dhe shtatë vjet për shkelje të një ligji në telekomunikacion, citohet të ketë thënë avokati i regjisorit.
Një seancë gjyqësore për shkeljen e supozuar të Ligjit të Kontrollit të Imigracionit është caktuar për datën 12 tetor, tha zyrtari i ministrisë japoneze.