100 të vdekur nëpër protesta nga arrestimi dhe vdekja e 22-vjeçares në Iran

Azia

100 të vdekur nëpër protesta nga arrestimi dhe vdekja e 22-vjeçares në Iran

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 12:20
Mahsa Amini

Më 13 shtator, Mahsa Amini u arrestua nga policia etike në Tehran për shkeljen e kodit të veshjes për gratë.

Disa ditë më vonë, 22-vjeçarja vdiq në paraburgim, gjë që shkaktoi protesta masive në të cilat humbën jetën 100 njerëz, sipas një grupi për të drejtat e njeriut.

Rrethanat e vdekjes së Aminit në paraburgim mbesin të dyshimta dhe të paqarta, ndërkohë që familja e saj dhe autoritetet iraniane japin versione kontradiktore të deklaratave.

22-vjeçarja iraniane vdiq më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj nga policia etike për shkelje të kodit të rreptë të veshjes të Republikës Islamike.

Një hetim zyrtar forenzik iranian gjeti se Amini vdiq nga një sëmundje që kishte pasur, jo nga keqtrajtimet në paraburgim.

Mirëpo, familja e saj ka mohuar versionin zyrtar, duke qartësuar se vajza e tyre kishte qenë e shëndosh dhe ajo vdiq nga goditjet në kokë. Ata kanë shtruar ankesë kundër zyrtarëve të sigurimit të përfshirë në arrestimin dhe paraburgimin e saj.

Vdekja e Aminit shkaktoi protesta masive të grave nëpër rrugë me thirrjet “Zan, zendegi, azadi!” (Gratë, jeta, liria!).

Gra, vajza, studente dhe nxënëset nëpër rrugë të qyteteve në Iran  kanë hequr shamitë (hixhabët) e tyre dhe janë përballur me forcat e sigurisë, shkruan France24.

Së paku 108 njerëz, përfshirë 28 fëmijë, janë vrarë dhe qindra tjerë janë burgosur, sipas raporteve të grupeve për të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat