Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm në mauzoleumin e Shah Cheragh në qytetin iranian të Shirazit, raportojnë mediat shtetërore.
Tre burra të armatosur hynë në faltore në orën 17:45 dhe hapën zjarr ndaj pelegrinëve, tha agjencia e lajmeve IRNA.
Forcat speciale të policisë kishin arrestuar dy nga sulmuesit dhe se po ndiqnin të tretin, raporton BBC.
Zyrtarët u cituan të kenë thënë se ata vepruan si "terroristë tekfiri" - një referencë për ekstremistët myslimanë sunitë.
Mauzoleumi përfshin varret e dy djemve të Imamit të shtatë Shia Musa al-Kadhim, të cilët janë gjithashtu vëllezër të Imamit të tetë Ali al-Rida.