Forcat iraniane të sigurisë kanë sulmuar turmën u qytetarëve të mblodhën pranë varrit të Mahsa Amini, të cilët ishin mbledhur për ta kujtuar atë 40 ditë pas vdekjes së saj në paraburgim.
Një grup i të drejtave kurde tha se personeli i sigurisë qëlloi me predha dhe gaz lotsjellës në sheshin “Zindan” të Saqqezit.
Mijëra të pranishmit në varrezat në qytetin Aichi brohoritnin "Gruaja”, “Jetë”, “Liri" dhe "Vdekje diktatorit".
Mahsa Amini, një 22-vjeçare kurdë, u arrestua nga policia e moralit në kryeqytetin Teheran, më 13 shtator, pasi dyshohet se kishte veshur hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme", shkruan BBC.
Autoritetet kanë njoftuar se ajo ra në koma pasi u rrëzua në një qendër paraburgimi dhe vdiq tre ditë më vonë.
Organizatat për të drejtat e grave në Iran, kanë njoftuar se oficerët e goditen në kokë deri sa ishte në një automjet, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe raportoi se ajo pësoi një atak në zemër.