Qendrat e votimit izraelite u mbyllën të martën vonë, ku ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve për zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 1999, sipas autoriteteve zgjedhore.
Pjesëmarrja e lartë erdhi në zgjedhjet e pesta të përgjithshme të vendit në më pak se katër vjet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja e votuesve ishte 66.3% për qind, me 4.5 milionë votues që kanë hedhur votat e tyre në kuti, ku rreth 6.7 milionë votues kishin të drejtë të votonin.
Ish-kryeministri, Benjamin Netanyahu synon të kthehet në pushtet dhe sondazhet tregojnë se partia e tij e krahut të djathtë Likud mund të sigurojë 60 vende në parlamentin prej 120 vendesh.
Partia Yesh Atid e kryeministrit Yair Lapid, parashikohet të përfundojë e dyta në një garë të ngushtë.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen të mërkurën, raporton AA.