“Ishte atentat, donin ta vrisnin”- Detaje nga plagosja me armë e ish-kryeministrit të Pakistanit, u qëlluan edhe 4 persona të tjerë!

Azia

“Ishte atentat, donin ta vrisnin”- Detaje nga plagosja me armë e ish-kryeministrit të Pakistanit, u qëlluan edhe 4 persona të tjerë!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:36
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar armë zjarri gjatë një proteste në qytetin lindor të Wazirabad, në dukje një atentat ndaj tij.

Anëtarët e partisë së tij, PTI thanë se katër persona të tjerë u plagosën të enjten, por për fat të mirë nuk pati viktima.

Nuk ishte e qartë nëse ai ishte goditur në shputë apo në këmbë, por raportohet se ai nuk është në rrezik për jetën.

70 vjeçari po drejtonte marshimin në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Një ndihmës i lartë i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë, për ta vrarë”. Autori i dyshuar mësohet se është arrestuar, sipas Geo TV të Pakistanit.

Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e skualifikoi Khan nga mbajtja e posteve publike gjë që ai e konsideruar të motivuar politikisht.

Ai ishte akuzuar se kishte deklaruar gabimisht detajet e dhuratave nga personalitete të huaja dhe të ardhurave nga shitja e tyre e supozuar.

Dhuratat përfshinin ora Rolex, një unazë dhe mansheta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat