​Netanyahu fitoi zgjedhjet në Izrael, kryeministri Lapid pranoi humbjen

Azia

​Netanyahu fitoi zgjedhjet në Izrael, kryeministri Lapid pranoi humbjen

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fitoi zgjedhjet e kësaj jave, sipas rezultateve zyrtare. Kryeministri izraelit Yair Lapid ka pranuar humbjen, njoftoi zyra e tij.

Në deklaratë thuhej se Lapid e uroi Netanyahun për fitoren e tij dhe udhëzoi zyrën e tij që të përgatiste një transferim të organizuar të pushtetit.

"Shteti i Izraelit është para çdo konsiderate politike... I uroj Netanyahut sukses, për hir të popullit të Izraelit dhe shtetit të Izraelit," tha Lapid.

Netanyahu shërbeu si kryeministër për kohën më të gjatë në historinë e Izraelit – 15 vjet në total, 12 prej të cilave ishin të njëpasnjëshme.

Ai pritet të formojë qeverinë më të djathtë në historinë e Izraelit kur të marrë pushtetin, gjë që do të ndodhë në javët në vijim.

Zgjedhjet e pesta të Izraelit në më pak se katër vjet u mbajtën në një kohë krize politike dhe u panë si një referendum mbi aftësinë e Netanyahut për të qeverisur ndërsa ishte në gjyq për korrupsion.

Bazuar në rezultatet përfundimtare, të cilat do të konfirmohen zyrtarisht në ditët në vijim, Netanyahu dhe aleatët e tij ultra-nacionalistë dhe ultra-ortodoksë hebrenj kanë siguruar 64 vende në parlamentin izraelit (Knesset).

Kundërshtarët e tij në koalicionin e mëparshëm të udhëhequr nga Lapid fituan 51 vende dhe deputetët e mbetur mbahen nga një parti e vogël arabe.

Fitorja e Netanyahut dhe shumica e tij e qëndrueshme i japin fund destabilitetit politik për momentin, por e lë Izraelin të ndarë mbi udhëheqjen e vendit dhe vlerat që e përcaktojnë atë, qoftë hebre apo demokratik apo të dyja.

Partneri kryesor i Netanyahut pritet të jetë partia ultra e djathtë, Zionizmi Fetar, kandidati kryesor i së cilës është Itamar Ben-Gvir, një ndjekës i një rabini racist antiarab.

Ben-Gvir dëshiron t'i jep fund autonomisë palestineze në pjesë të Bregut Perëndimor dhe të miratojë një ligj që do të anulonte gjyqin e Netanyahut dhe do të dobësonte pavarësinë e gjyqësorit.

Ai aspiron të jetë ministër i Policisë dhe kreu i partisë së Sionizmit Fetar, Becalel Smotric, është ministër i Mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat