Forcat talibane të Afganistanit i kanë vrarë gjashtë civilë në Pakistan dhe i kanë lënduar 17 të tjerë nga një sulm me bombë dhe me armë zjarri në një qytet kufitar të dielën, kanë deklaruar autoritetet pakistaneze.
Sulmi në Chaman u dënua nga ushtria pakistaneze, e cila tha se pala afgane lëshoi zjarr pa dallim.
Forcat pakistaneze u kundërpërgjigjën, duke thënë se e kanë vrarë një ushtar afgan.
Është e paqartë saktësisht se çfarë shkaktoi përplasjen në pikën e kalimit kufitar, të cilën dy palët e kundërshtojnë.
Megjithatë, ajo vjen në mes të një rritje të tensioneve mes vendeve fqinje atje për çështjet e sigurisë, që kur talibanët rimorën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se veprimi në Afganistan e meriton dënimin më të fortë.
Burimet afgane të sigurisë thanë për Reuters se incidenti ndodhi pasi Pakistani u kërkoi forcave kufitare afgane të ndalonin ndërtimin e një postblloku në anën e tyre të kufirit.
Kalimi në kufi u mbyll pas të shtënave, por autoritetet thanë se ai u rihap më vonë të dielën pasi përfaqësuesit nga të dyja palët u takuan, shkruan BBC.