Mjekët palestinezë thanë se forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një futbollist 23-vjeçar dhe kanë plagosur pesë të tjerë gjatë konfrontimeve në Bregun Perëndimor.
Ahmed Daraghmeh u plagos për vdekje herët të enjten kur palestinezët shkëmbyen zjarr me trupat izraelite që bastisën qytetin e Nablusit.
Zhurmat e armëve u dëgjuan në videot amatore që palestinezët i bënë nga dritaret e tyre.
Daraghmeh ishte nga qyteti i afërt i Tubas. Mediat lokale palestineze raportuan se ai luajti futboll për klubin e Bregut Perëndimor, Thaqafi Tulkarem.
Faqja e njohur e futbollit arab Kooora e renditi atë si golashënuesin më të mirë të skuadrës këtë sezon, me gjashtë gola. Është e paqartë nëse ai ishte duke marrë pjesë në konfrontime, shkruan Aljazeera.