13 persona, duke përfshirë tre pylltarë, u plagosën sot në një sulm leopardi në shtetin indian të Assam, raporton Hindustan Times.
Sipas zyrtarëve, ngjarja ka ndodhur rreth Institutit të Kërkimeve Rainforest dhe një leopard ka dalë nga pylli i institutit dhe ka sulmuar kalimtarët.
“13 persona u plagosën në sulm, kjo sjellje e leopardëve është e pazakontë sepse ata zakonisht nuk sulmojnë njerëzit”, tha policia.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tyre nuk është e rëndë.