200 makina përfshihen në një aksident zinxhiror

Azia

200 makina përfshihen në një aksident zinxhiror

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:04
Zhengxin

Të paktën një person humbi jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në qytetin kinez të Zhengzhou ku u përfshinë të paktën 200 makina.

Makina dhe kamionë u përplasën në urën Huange në Zhengxin, në një aksident që mendohet të ketë ardhur si pasojë e mjegullës.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ato bënë të mundur evakuimin e personave të bllokuar në pirgun e makinave të aksidentuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat