Autoritetet iraniane njoftuan se blenë katër avionë Airbus A340, raportoi sot Anadolia.
Hassan Hoshkho, një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit (CAO), tha për mediat lokale se avionët Airbus A340 ishin prodhuar në Francë dhe kishin mbërritur në Iran ditët e fundit.
Ai nuk ka treguar më shumë detaje rreth blerjes dhe dorëzimit të avionit.
Irani është nën sanksionet e SHBA-së dhe nuk mund të blejë aeroplanë nga jashtë, sipas agjencisë.
Shqetësimi vjen disa ditë pas raportimeve për katër avionë A340-300 që u ngritën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Johannesburgut në Afrikën e Jugut dhe u ulën në kryeqytetin iranian Teheran.
Në raportet thuhet se destinacioni i paralajmëruar i avionit ka qenë Uzbekistani, por që nuk kanë mbërritur atje, pasi kanë zbritur në aeroportin e Teheranit.