Irani tregon “muskujt”, dhjetëra anije luftarake dhe nëndetëse në Detin e Omanit

Azia

Irani tregon “muskujt”, dhjetëra anije luftarake dhe nëndetëse në Detin e Omanit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 10:49
Ajo ka të përfshira dhjetëra mjete luftarake, që nga luftanijet, aeroplanët dhe nëndetëset.

Ushtria iraniane nisi ditën e premte një stërvitje të madhe ushtarake në Detin e Omanit, të cilat janë parashikuar të zgjasin për 3 ditë.

Stërvitja e koduar “Zolfaqar 1401” po zhvillohet në seksionin lindor të Ngushticës së Hormuzit deri pranë Oqeanit Indian.

Ajo ka të përfshira dhjetëra mjete luftarake, që nga luftanijet, aeroplanët dhe nëndetëset.

Manovrat, sipas numrit dy të ushtrisë iraniane, kanë si qëllim të tregojnë gatishmërinë e vendit për çdo lloj kërcënimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat