Një person i armatosur ka qëlluar dhe vrarë dy oficerë të shërbimit inteligjent të Pakistanit jashtë një restoranti buzë rrugës në lindje të vendit, thanë policia dhe zyrtarët e sigurisë.
Murtaza Bhatti, një oficer i lartë policie në rrethin Khaneëal të provincës Punjab, tha se sulmi të martën ndodhi teksa dy oficerët po parkonin automjetin e tyre, ka raportuar Al-Jazeera.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e oficerëve, të cilët njiheshin për arrestimin e anëtarëve të talebanëve pakistanezë dhe grupeve të tjera të armatosura. Ata ishin gjithashtu të njohur për ekspertizën e tyre në hetimin dhe zgjidhjen e rasteve të komplikuara, duke përfshirë sulmet me armë dhe bomba në Pakistan.
Zyrtarët thanë se një nga oficerët e vrarë ishte drejtori i departamentit provincial të antiterrorizmit, i cili ka luajtur një rol kyç në arrestimin e anëtarëve të Tehreek-e-Taliban Pakistan, të njohur gjithashtu si Talibanët pakistanezë.