​Japoni: Hera e parë më shumë se 500 të vdekur nga COVID-19 në një ditë

Azia

​Japoni: Hera e parë më shumë se 500 të vdekur nga COVID-19 në një ditë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:10
Ilustrim

Numri i vdekjeve nga Covid në Japoni ka kaluar sot 500, që është hera e parë që nga fillimi i pandemisë.

Siç raporton agjencia Jiji, bilanci i sotëm është 520 të vdekur dhe numri rekord i vdekjeve është regjistruar në prefekturat Fukuoka, Shizuoka dhe Mie.

Japonia regjistroi sot 203.378 raste të reja me korona, që është një rritje prej 99.000 krahasuar me javën e kaluar.

Numri i personave në gjendje të rëndë është rritur me nëntë krahasuar me të martën, kështu që tani numërohen 665 pacientë të sëmurë rëndë.

Vetëm në Tokio u regjistruan 16.772 raste, një rritje prej 6.128 krahasuar me shtatë ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat