Covid bën kërdinë në Kinë, rreth 900 milionë të infektuar që nga 11 janari

Azia

Covid bën kërdinë në Kinë, rreth 900 milionë të infektuar që nga 11 janari

Më: 13 janar 2023 Në ora: 10:54
Kinë

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit. Raporti vlerëson se 64% e popullsisë së vendit është e infektuar, sipas BBC.

Në provincën Gansu, 91% e njerëzve raportohet të jenë të infektuar, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%). Një epidemiolog i lartë kinez ka paralajmëruar gjithashtu se rastet do të rriten gjatë vitit të ri hënor.

Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, shtoi Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve. Qindra miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre, shumë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë përpara vitit të ri hënor më 23 janar.

Kina ka ndaluar publikimin e statistikave ditore të Covid-it që kur hoqi masat. Por spitalet në qytetet e mëdha, ku objektet e kujdesit shëndetësor janë më të mira janë mbushur me pacientë me Covid pasi virusi është përhapur në të gjithë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat