Kina po rifillon udhëtimet turistike për grupe të organizuara në disa vende nga 6 shkurti, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kinës.
Lista e vendeve përfshin:
Rusinë, Argjentinën, Hungarinë, Egjiptin, Indonezinë, Kamboxhia, Kenia, Kuba, Laosi, Malajzia, Maldivet, Zelanda e Re, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori, Tajlanda, Fixhi, Filipinet, Zvicra, Sri Lanka dhe Afrika e Jugut.
“Nga data 6 shkurt 2023, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë online në të gjithë vendin po rifillojnë, në bazë eksperimentale, organizimin e turneve grupore në dalje dhe shërbimin “biletë ajrore+hotel” për qytetarët kinezë drejt vendeve përkatëse”, thuhet në deklaratë.