Ka rënë borë në zonat shkretëtirë në jugperëndim të Algjerisë. Pas dy muajsh të thatë në rajonin e Basharit, një valë e ftohtë solli borën e parë në 11 vitet e fundit, shkruan Algerie360.
Bechar pic.twitter.com/0s19d5kIAd
— Houcine (@Houcine_boudene) January 24, 2023
Për shkak të borës janë mbyllur edhe disa rrugë lokale.
Në Algjeri, anomalitë klimatike janë bërë më të shpeshta në dekadën e fundit. Në qytetin Ain Séfra, ra borë në vitet 1979, 2016, 2017, 2018, 2021 dhe 2022.
Snow in Bechar, in the southern region 🥰❤️🇩🇿 pic.twitter.com/1wd1oyEbV0
— Algeria Project (@Algeria3New) January 24, 2023